Lajme

Nesër shqyrtohen masat anti-COVID në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka konfirmuar se nesër do të shqyrtohen masat anti-COVID në Kosovë.

Latifi e bëri të ditur shqyrtimin e masave anti-COVID në takim që pati me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi.

Masat e reja, të cilat hyrën në fuqi më 21 janar, u kritikuan nga opozita e shoqëria civile, por edhe nga shtetet fqinje për shkak se hyrja në territorin e Kosovës u kushtëzua me tre doza të vaksinës anti-COVID.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Nesër do të bëhet shqyrtimi i masave kundër Covid-19, dhe të gjitha shtetet fqinjë do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas vendimit të Qeverisë, masat e reja janë në fuqi deri më 4 shkurt, të premten.

Rruga Press

YouTube player