“Nesër protestë para SPAK”, qytetarja: Prej vitesh i kanë dosjet aty, nuk po bëjnë asgjë, politikanëve nuk u hyn gjemb në këmbë
Ditën e sotme në orën 17:00 ka nisur protesta e planifikuar kundër rritjes së çmimeve. Njëra prej protesteuseve të pranishme e cila ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të tjerë, ka lajmëruar se ditën e nesërme do të mbahet protestë para godinës së SPAK-ut.
Sipas protestueses, prej vitesh qëndronin dosje për ministra dhe ish ministra ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre.
Qytetarja: Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.
Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges.
Rruga Press