Lajme

Nesër në Tiranë do zhvillohet protestë për energjinë elektrike

Nesër në Tiranë do të mbahet një protestë për shkak se 36 familjeve egjiptiane iu ndërprerë energjia elektrike prej më shumë se një muaj. Njoftimin e ka hedhur organizata Drejtësi Sociale në faqe ne tyre në facbook. Njoftimi më poshtë:

Në qytetin e Kavajës, rreth 36 familje egjiptiane, për më shumë se një muaj, vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Në këto kushte, është në kompetencë të qeverisë dhe e institucioneve përgjegjëse, që të gjendet një zgjidhje për këta/o të fundit.
Ndaj, nisur nga situata emergjente që banorë/et në këtë qytet ndodhen, pas shterimit të hapave të mëparshëm institucional – nga ku nuk është marrë asnjë zgjidhje konkrete e problematikës – është bërë thirrje nga ana e tyre që ditën e premte, 18.02.2022 në orën 10.00, të zhvillohet protestë përpara institucioneve përgjegjëse, Tiranë.
Organizata “Drejtësi Sociale”, solidarizohet me organizimin e tyre si dhe i bën thirrje çdo qytetari/eje, aktivisti/eje, anëtari/eje organizate, të bashkohet në protestën që do zhvillohet këtë të premte.

BASHKOHU

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *