Bota

Nëse urinoni në plazhet e këtij vendi do të gjobiteni me 750 euro

Një gjobë prej 750 euro pret turistët që vendosin të bëjnë nevojat e tyre në brigjet dhe detet e Spanjës !

Ligjvënësit në Vigo, një qytet në rajonin e Galicisë, thanë se kushdo që kapet duke kryer nevojat në det ose në plazh do të duhet të paguante një gjobë.

Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si një “shkelje të vogël” dhe “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.

Lexo më shumë  OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi

Zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det, si dhe larjen e enëve të kuzhinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *