Bota

Nëse Trump fiton zgjedhjet do t’i kërkojë Ukrainës të dorëzojë territoret Rusisë

Ukraina do të duhet të japë disa territore në këmbim të arritjes së paqes me Rusinë. Kështu e fillon artikullin e saj, prestigjiozja amerikane, The Washington Post, e cila merr në analizë qasjen e ish-presidenti amerikan Donald Trump ndaj luftës në Ukrainë.

Burime për Washington Post citojnë se Trump mund t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë duke i bërë presion Ukrainës që të heqë dorë nga disa territore.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Analistë të politikës së jashtme theksojnë se ideja e Trump për cedim të territorit ukrainas do të shpërblente presidentin rus Vladimir Putin dhe do të falte shkeljen me forcë të kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

“Propozimi i Trump konsiston në faktin se Ukraina duhet t’i dorëzojë Rusisë Krimenë dhe rajonin kufitar të Donbasit. Kjo qasje, e cila nuk është raportuar më parë, do të ndryshonte në mënyrë dramatike  politikën e Presidentit Biden, i cili ka theksuar kufizimin e agresionit rus dhe ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën”.

Kandidati republikan Donald Trump ka theksuar shpesh se mund të negociojë një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24orëve nëse zgjidhet President.

Por Trump vazhdimisht ka refuzuar të specifikojë publikisht se si do të zgjidhte një luftë që po vazhdon për më shumë se dy vjet dhe në të cilën janë vrarë dhjetëra mijëra ushtarë dhe civilë.

Rruga Press

YouTube player