Nëse shqiptarët në administratën shtetërore të MV nuk bëjnë punë kur gjenden artefakte me origjinë ilire, më mirë mos jenë aty fare
Nga Bekim Qoku
Në nëntokën e Maqedonisë së Veriut mund të jenë gjetur në të kaluarën plot artefakte arkeologjike të gjurmëve ilire.
Por meqë në institucionet përkatëse nuk ka pasur kurrë shqiptarë, dyshohet se këto gjurmë janë zhdukur apo shkatërruar qëllimisht.
Sot shqiptarë ka thuajse në të gjithë hallkat e administratës shtetërore, prej ku jepen leje të ndërtimit, në ministrinë e kulturës, në Institute për mbrojte të monumenteve dhe trashëgimisë kulturore, deri në komisionin parlamentar të kulturës.
Nëse ata nuk bëjnë punë tani, pikërisht në këto raste, kur zbulohet ndonjë artefakt i ri me origjinë ilire, ç’na duhen, më mirë të mos jenë fare.
Rruga Press