BotaKryesore

Nëse Rusia nuk mposhtet në Ukrainë, kjo do ta fusë Amerikën në luftë

Sfiduesja për kandidate për president të SHBA-së brenda Partisë Republikane, rivalja kryesore e ish presidentit Trump, Nikki Haley, në një fjalim të fushatës së saj, ka ndezur sirenat e alarmit sa i përket neglizhimit të faktorit rus e kinez në rendin global, luftës në Ukrainë dhe kërcënimit kinez në Tajvan. Ajo e quan Putinin një bandit që po kryen krime në Ukrainë.

Por, ajo rithekson se mos suksesi i Ukrainës dhe Perëndimit ndaj agresionit Rus do të kishte pasoja të rënda për Europën dhe Amerikën. “ Nëse Rusia nuk mposhtet në Ukrainë, Putini do t’i sulmojë vendet e Natos, e kjo do ta fusë Amerikën në luftë” Në fund kandidatja Haley, shton se historia e afërt tregon se duhet t’i besojmë Kinës kur kërcënon Tajvanin, ashtu sikurse duhet besuar Putini kur kërcënonte Ukrainën.

Lexo më shumë  Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje

Pra, do të duhej që Perëndimi të ishte shumë më i përgatitur për të zbrapsur këto agresione. Nikki Haley përndryshe ish Guvernatorja e Karolinës së Jugut, është indiano amerikania e parë që ka shërbyer në një kabinet presidencial, si ambasadore e SHBA-ve në OKB gjatë viteve 2017-2018. Ajo është bashkëshorte e Michael Haley, i cili ka origjinë shqiptare, që publikisht e ka pranuar një gjë të tillë.

Rruga Press

YouTube player