Argument

Nëse revolucioni i Abdixhikut është shkëputja e Kosovës nga Shqipëria, atëherë traditën politike të kësaj e gjen vetëm tek nomenklatura titiste

Nga Donik Sallova

Abdixhiku edhe pretendon se është konservator, i djathtë, edhe i pengon nacionalizmi, i pengon pan-shqiptarja, identiteti i vjetër shqiptar i Kosovës, historia e luftës për bashkim nga Isa Boletini te Adem Jashari, etj. Të jesh konservator, do të thotë ta restaurosh e konservosh të vjetrën (vlerën, idenë, idealin, identitetin) dhe ta kesh atë udhërrëfyes të aksionit politik në kohë të reja.

Po synove ta përmbysësh e ta ndryshosh të vjetrën, të heqësh dorë prej saj si diçka e keqe, të konvertohesh në bindje të reja (p.sh. të besosh se shteti i Kosovës i ka rrënjët veç te Ahtisaari), atëherë nuk je konservator, por je “revolucionar”. Nëse ky është revolucioni i Abdixhikut, pra shkëputja e Kosovës nga Shqipëria, atëherë për këtë gjë traditën politike e gjenë vetëm tek nomenklatura titiste, por jo tek ndonjë parti politike shqiptare. Nuk duhet të harrosh se e djathta moderne shqiptare gjenezën e ka tek Balli Kombëtar, pra te lufta për Shqipninë e Bashkuar.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Anatemimi që LDK-ja mustafiane të cilën e udhëheq Abdixhiku ua bën veprimtarëve të VV-së të cilët kanë origjinë ose jetojnë në Republikën e Shqipërisë (Shqipninë Londineze -1913), tregon se kjo parti po distancohet nga rrënjët e të qenit parti e lëvizje shqiptare.

Abdixhiku është i ri në politikë e në LDK dhe nuk e di se Ibrahim Rugova, si president i Kosovës, në vitin 2003, i ka shpallur heronj të Kosovës me dekret (si akt politik) të gjithë pjestarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (organizatës bërthamë të nacionalizmit shqiptar).

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

Prandaj, Abdixhiku që mos të duket paradoksal duhet të lexojë teori politike e historinë kombëtare. E djathta nuk është vetëm tregu, është para së gjithash është kombi dhe identiteti i tij historik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *