Opinion/Aktualitet

Nëse ne pranojmë që Kosova është shtet, atëherë nuk duhet të ketë asnjë formë të jashtme që ta komandojë, përndryshe ky shtet nuk është krijuar asnjëherë

Nga Ervin Goci

Paradoksi me i madh logjik qe e gjen te ankoruar ne aparatin tretes dhe te atyre qe e mbajne veten per pesha te renda te mendimit, shperthen tek qendrimi qe meqenese Kosova na qenka nje shtet i krijuar nga nderhyrja e nderkombetareve, atehere per te ekzistuar do duhet gjithe jeten te pranoje direktivat e nderkombetareve; nga ta kthejne ata timonin, andej do duhet te shkoje dhe Kosova, pavaresisht konjuktures se kohes dhe interesave te shprehura hapur ne dem te saj.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Nese ne pranojme qe Kosova eshte shtet, atehere nuk duhet te kete asnje forme te jashtme qe ta komandoje, perndryshe ky shtet nuk eshte krijuar asnjehere.

Ose pranoni qe Kosova eshte shtet dhe do te qeveriset nga institucionet e veta, ose pranoni se Kosova nuk ka qene asnjehere shtet, dhe per kete ndoshta ju rreshket pak goja dhe fajesoni dhe ata nderkombetaret qe nuk po e lene te behet shtet.

Keto kontradikta jane te papajtueshme.

Kosova ose eshte shtet, ose nuk eshte, pastaj flasim per nuanca te tjera te tipologjise se shtetit, qe me siguri ka specifikat e veta, per rolin e nderkombetareve, por si fillim ndajeni mendjen.

Nese pranoni qe eshte shtet, do duhet ta trajtoni si te tille, perndryshe pastaj gjithçka eshte loje e ndyre per skenare te mbrapshta ne kurriz te Kosoves.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *