Shëndetësi

Nëse mendoni se një gotë verë bën mirë për shëndetin, është koha të ndryshoni mendim

Për mijëra vite, alkooli, veçanërisht vera, është përdorur për qëllime mjekësore.

Mjeku i lashtë grek Hipokrati promovoi verën për përfitime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë uljen e temperaturës dhe shërimin e plagëve.

Maimonides, studiues e mjek i shekullit të XII gjithashtu ka folur për përfitimet shëndetësore të verës në mënyrë të moderuar. Në fillim të shekullit të XX mjekët e cilësonin alkoolin si lëng medicinal, i cili shpërndahej ligjërisht në farmaci, për sëmundje që varionin nga kanceri deri te depresioni.

Për shumë vite mendohej se doza të moderuara të alkoolit shoqërohet me një rrezik të reduktuar të vdekjes, ndërsa sasitë më të larta të pirjes shoqërohen me rrezik të shtuar të vdekjes.

Dhe ndërsa ka pasur kërkime që sugjerojnë se një gotë verë në ditë mund të promovojë jetëgjatësinë ose shëndetin e zemrës, konsensusi për efektet e dobishme të alkoolit ka filluar të ndryshojë.

Korrikun e kaluar, një studim i botuar në revistën shkencore “Lancet Oncology” vlerësoi se 4% e rasteve të diagnostikuara me kancer në botë në vitin 2020, që përkthehen në 750,000 njerëz, ishin të lidhura me përdorimin e alkoolit.

Autorët e studimit zbuluan se rreziku i kancerit ishte më i lartë për njerëzit që konsumojnë shumë alkool, por edhe te ata që pinë më pak alkool kishin një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit.

Në vitin 2018, Lancet publikoi një studim tjetër të përdorimit të alkoolit në 195 vende dhe zbuloi se rreziku i vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, dhe veçanërisht i vdekjes nga kanceri, rritet me rritjen e niveleve të konsumit të alkoolit. Autorët vunë re se mënyra për të minimizuar rrezikun ishte të mos pini fare alkool.

Javën e kaluar, Federata Botërore e Zemrës publikoi ​​një politikë të re që thotë se asnjë nivel i konsumit të alkoolit nuk është i sigurt për zemrën.

Rruga Press

YouTube player