Sport

“Nëse gjendet letra sekrete, jemi të fundosur”. Dalin përgjimet që kërcënojnë Juventusin

Një hetim ndjek tjetrin. Tashmë pas hetimit për çështjen e mashtrimit të mundshëm në bilanc për vlerat e lojtarëve në shitjet dhe blerjen e tyre, tani Juventusi duhet të përballet me një tjetër hetim të Guardia Di Finanzas.

Së fundmi, Prokuroria e Torinos ka lëshuar një tjetër urdhër hetimi për vlerat e shitjes së Cristiano Ronaldos te Man. United. Por gjatë hetimit të mëparshëm kanë dale në dritë disa përgjime që kanë shtuar kuriozitetin e prokurorëve pasi mes menaxherit të klubit, Cherubini dhe Cesare Gabasio janë kapur disa fraza shumë dyshueshe.

“Nëse ajo letër zbulohet jemi…do të na hidhen në grykë për bilancin”, kjo është ajo që kanë zbuluar përgjimet por për momentin hetimi ka të bëjë vetëm për bilancet e mëparshme dhe për transferimin e Ronaldos.

Guardia di Finanza dyshon për ekzistencën e një letre të tillë dhe për momentin nuk gjendet e nuk ka asnjë shenjë formale të saj.

Gjithsesi hetimet do të vijojnë dhe Juventusi nga ana e saj ka treguar gatishmëri teksa pritet edhe agjenti Jorge Mendes në Torino për të dhënë shpjegime për llogari të Ronaldos.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *