Lajme

“Nëse duan luftë, të largohen nga Shqipëria”, Rama kërcënon muxhahedinët

Në një intervistë për median gjermane, Der Spiegel, kryeministri i Shqipërisë ka kaluar në kërcënime në qasjen e Shqipërisë ndaj muxhahedinëve të kampit “Ashraf 3”, që ndodhet në Manëz. Rama tha se ata janë në të drejtën e tyre për të luftuar regjimin e Iranit, por nëse duan ta bëjnë këtë “duhet të largohen nga Shqipëria”.

Paralajmërimi vjen pas aksionit masiv të policisë në kampin e opozitës së Iranit ku u sekuestruan kompjutera dhe servera, që dyshohet se janë përdorur për të vjedhur të dhënat e sistemit kibernetik të Iranit. Madje gjatë intervistës gazetari gjerman zbulon se “kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme”. Më poshtë një pjesë nga intervista e Ramës për Der Spiegel:

Lexo më shumë  Haxhiu: Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit

SPIEGEL: Zoti Rama, javën e kaluar Forcat e sigurisë pranë Tiranës zhvilluan operacion në kampin e MEK-ut iranian. Pse?

Rama: MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje.

SPIEGEL: Kompjuterët e qeverisë në Teheran janë hakuar dhe kanë qarkulluar dokumente të ndjeshme. Rreth 100 PC dhe dhjetëra Hard disqet thuhet se janë konfiskuar tani. Mund ta konfirmoni këtë?

Rama: Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë.

Spiegel: Pse pranuat me kërkesë të presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2016 për të pranuar mijëra muxhahedinë?

Lexo më shumë  Nënshkruhen dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

Rama: Ishte një operacion jetëshpëtues. Ne hapëm dyert tona sepse grupi, që atëherë vepronte nga Iraku u ndoq sistematikisht. Dhe nëse një mik si SHBA-ja na kërkon diçka, ne ndihemi të nderuar.

SPIEGEL: Nëse do të ishit MEK do preferonit të largoheshit?

Rama: E kuptojmë inatin kundër regjimit në vendin e tyre. Por vendi ynë të përdoret si llogore në një luftë që nuk është e jona, nuk funksionon! Sigurisht që ata kanë çdo të drejtë të luftojnë për lirinë e tyre, por për ta bërë këtë duhet të largohen nga Shqipëria.

Rruga Press

YouTube player