Lajme

Alarmohen terroristët e “Brigadës së Veriut”, largohen edhe nga rrjetet sociale ruse

Pasi Qeveria e Kosovës i shpalli organizatat “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) dhe “Mbrojtja Civile” terroriste, vendimi duket se ka alarmuar terroristët.

Ata kanë njoftuar ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ruse se “për arsye sigurie” kanali i tyre nuk do të mbajë më emrin Brigada Veriore dhe as nuk do të ndajë raporte nga anëtarët e kësaj organizate, raporton The Geopost.

Lexo më shumë  Deputetja finlandeze Tuppurainen: Kosova është pjesë e Evropës demokratike. Kënaqja e Serbisë nga Gjermania, Franca dhe Italia kundër interesave tona

“Kanali do të vazhdojë të punojë si më parë”, theksojnë ata, duke sqaruar se “temë kryesore do të jetë situata dhe ngjarjet në Kosovë, dhe punën do ta marrin përsipër persona të tjerë dhe do të kenë emër tjetër”.

Në fund ata thanë se nuk po shkojnë askund sepse “Kosova është tokë e shenjtë serbe” dhe se “me ndihmën e Zotit do të shihemi së shpejti në Prizren”.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit

Ju kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka shpallur “Brigadën eVeriut” dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste, dhe kanali i përmendur ka përhapur dezinformata dhe bën thirrje për dhunë.

Rruga Press

YouTube player