Lajme

Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Siç bëhet e ditur, nën pranga kanë përfunduar nëntë doganier dhe një polic, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

Lexo më shumë  GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

YouTube player