KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë, një projekt strategjik që synon të krijojë kushte moderne për prodhim, investime dhe punësim në rajonin e Llapit.

Parku Industrial në Podujevë, i cili nisi si projekt ideor para dy vitesh, hyn në fazën e zbatimit pas përfundimit të përgatitjeve nga Komuna e Podujevës dhe tejkalimit të procedurave të nevojshme.

Projekti do të financohet në tërësi nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me një investim prej 3,118,295.56 euro. Komuna e Podujevës ka siguruar tokën dhe ka përfunduar studimin e fizibilitetit, duke krijuar kushtet për zhvillimin e parkut në një sipërfaqe prej 29 hektarësh, për të cilën tashmë është shprehur interes i madh nga bizneset.

Lexo më shumë  Elisa Spiropali i kërkon dorëheqjen Edi Ramës "përndryshe ndryshimi do të jetë i dhimbshëm"

Sipas ministres Kusari-Lila, ky investim do të kontribuojë në forcimin e prodhimit vendor, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Parku Industrial do të ndërtohet sipas parimeve të tranzicionit të gjelbër, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe me fokus në mbrojtjen e mjedisit. Kjo pritet t’u krijojë bizneseve kushte më të favorshme për zhvillim dhe qasje më të lehtë në fondet evropiane.

Lexo më shumë  “Janë fëmijët tanë ata që po rrihen” Avokati Matlija thirrje avokatëve dhe juristëve: Të hartohen kallëzime penale për dhunën policore ndaj protestuesve. Dy kallëzime janë dorëzuar, të tjerat janë rrugës

Parku Industrial në Podujevë është pjesë e vizionit të MINTI-t për ndërtimin e një rrjeti modern të parqeve industriale në mbarë Kosovën, me synim nxitjen e prodhimit, rritjen e eksporteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Ministria thekson se, përmes bashkëpunimit me komunat, po realizohen projekte që synojnë të tërheqin investime të reja, të krijojnë vende pune dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve.

YouTube player