Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në komunat veriore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

Kjo, sipas Krasniqit u bë në bashkëpunim me kreun e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastratin.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qëndrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

“Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje”.

Rruga Press

YouTube player