Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në komunat veriore

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

Kjo, sipas Krasniqit u bë në bashkëpunim me kreun e shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastratin.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në frymën e bashkëpunimit dhe sigurimit të banimit të qëndrueshëm, për banorët e komunave veriore do të ndërtojnë mbi 200 shtëpi duke ju dhënë të drejtë familjeve të realizojnë ëndrrën e tyre për të banuar dhe jetuar në tokat e tyre”, shkruan Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo më shumë  UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

“Mbi 100 shtëpi do të ndërtohen me financim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, si fillim për një jetë e re për këto familje”.

Rruga Press

YouTube player