Lajme

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t’i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Qymyri nga pellgu i Obiliqit ka vlerë kalorike mesatare prej rreth 1,950 kcal/kg, me përmbajtje të ulët të squfurit dhe hirit, parametra që përshtaten me kapacitetet e termocentraleve në Manastir dhe Osllomej.

Rruga Press

YouTube player