KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshja, Kosova bëhet me Qendrën e Ekselencës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe zëvendësdrejtoresha e Zyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështjet Globale të Grave, Katrina Fotovat, kanë nënshkruar memorandum te mirëkuptimit për Qendrën e Ekselencës për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua me praninë e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lexo më shumë  Mustafi akuzon institucionet serbe për spastrimin administrativ të shqiptarëve në Bujanoc

Ndërkaq Fotovat ka deklaruar se ky memorandum është dëshmi e partneritetit jetëgjatë mes SHBA-ve dhe Kosovës.

“Kosova është shembulli se çka mund të bëhet kur gratë udhëheqin shoqëritë civile, jetën politike dhe aktivizmin për të mbijetuarit e dhunës”, ka thënë ajo.

Teksa ka folur për Qendrën e Eskelencës, ajo ka kujtuar mundin e Sekretares Madeline Albright për çlirimin e Kosovës.

Lexo më shumë  Qytetarëve në Shqipëri u duhen 28 mijë usd në vit për të arritur “pragun e lumturisë”, nga 10 mijë që kanë sot

Ndërkaq presidenten Vjosa Osmani e ka quajtur heroinë të vërtetë.

YouTube player