KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshja 90 milionëshe me Bankën Botërore

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Kjo marrëveshje i sjell Kosovës mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon sekretarin gjerman, diskutojnë për zhvillimin ekonomik

“Ky financim kap vlerën prej 90 milionë euro dhe mundësohet pasi që Kosova i ka përfunduar veprimet që kanë qenë të dakorduara me Bankën Botërore, siç janë forcimi i stabilitetit fiskal dhe makroekonomik, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike, krijimi i një ambienti të favorshëm për investime dhe fillimi i tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. Vendimi i Bankës Botërore për të mbështetur Republikën e Kosovës vërteton përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur politikat zhvillimore si dhe për të vazhduar zbatimin e projekteve me interes për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  INSTAT: 7 qarqe drejt shuarjes natyrore, juglindja dhe jugu i Shqipërisë në “infarkt” demografik

Rruga Press

YouTube player