Lajme

Nënshkruhen kontratat për subvencionimin e shërbimeve sociale dhe familjare


Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë nënshkruar kontratat për subvencionim për strehimoret dhe organizatat që ofrojnë shërbime sociale dhe familjare

Me këtë rast, ministrja Haxhiu falënderoi përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të strehimoreve për angazhimin dhe kontributin e dhënë në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për njerëz me nevoja sociale.

Haxhiu tha se ky është viti i dytë që si ministri e Drejtësisë po hapim thirrjen për subvencionim të shërbimeve sociale dhe familjare  në vlerë prej 1.5 milion euro, ku prej tyre në thirrjen e parë tashmë kanë përfituar 39 projekte të organizatave të licencuara që ofrojnë këto shërbime.

Lexo më shumë  Inflacioni ‘zbraz’ xhepat e shqiptarëve! Mbush arkën e shtetit me 5.4 miliardë lekë

“Natyrisht nuk them që ky fond është i mjaftueshëm dhe mbase edhe nuk i plotëson të gjitha nevojat e shërbimeve por është i pamohueshëm fakti që vitet 2023 dhe 2024 janë vitet që kanë shënuar progresin më të madh buxhetor nga niveli qendror, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare. Dhe për këtë ndjehem jashtëzakonisht mirë si Ministre e Drejtësisë”, tha Haxhiu për çka falënderoi të gjithë për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë në hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis: Të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionin

Tutje Haxhiu kërkoi angazhim më të madh nga niveli komunal meqë sipas saj janë përgjegjës ligjor në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për çka u bëri thirrje t’i lënë anash nuancat e politikës partiake dhe të bashkohen në avokim që shërbimet sociale të zënë vend në politikat e tyre buxhetore.

Rruga Press

YouTube player