Lajme

“Nën Shkodra” nën ujë ende pa hapur portat e HEC-eve mbi Drin, Durrësi nën ujë, reshjet e shiut fryjnë lumenjtë

Nën Shkodra u përmbyt ende pa hapur portat e Hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit. Stuhia e shiut dhe borës ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike dhe lëvizjen në të gjithë vendin. Moti i keq me erë e shi ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore reshjet janë në formën e dëborës. Për Nën Shkodrën stina e përmbytjeve nisi pa hapur portat e HECEVE  mbi Drin ku prurjet janë shtuar ndjeshëm. Nga jugu në veri, shumë fshatra kanë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa në rrugë ka rrëshqitje gurësh e dherash.

Me 150 hektarë tokë bujqësore nën ujë vetëm në njësinë Ana e Malit, në Shkodër nisi stina e përmbytjeve.

Shkak u bë përroi i Goricës, i cili u përball me prurje të shumta, por që fatmirësisht nuk shkaktoi probleme në rrugët e fshatit dhe shtëpitë e banimit.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Edhe në Bushat të bashkisë Vau Dejës uji krijoi probleme për tokat bujqësore.

Shirat kanë përmirësuar situatën hidrike në Kaskadën e Drinit, ku prurjet sipas KESH llogariten në 1481 m3/s, ndërsa niveli në hidrocentralin e Fierzës ka arritur në 270 metra.

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT

Prurjet natyrore 1481 m3/s

Hec Fierzë 270.23 m

Hec Koman 172.27 m

Hec Vau Dejës 74.60 m

KESH thotë se në tre Hecet punohet me kapacitet të plotë duke prodhuar afro 13 mijë mega vat orë dhe për momentin nuk ka shkarkime të cilat mund të përkeqësojnë situatën në nën shkodër.

Por në këto orë sfida më e madhe paraqitet në zonat malore, ku reshjet e dëborës e mbajnë të bllokuar Thethin, ndërsa drejt Vermoshit qarkullimi kryhet me vështirësi.

Shumë fshatra në të gjithë qarkun kanë mungesë të energjinë elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit shpërndarës.

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet

Probleme me energjinë ka edhe në qarkun e Lezhës, ku  lumenjtë Drin dhe Mat kanë shtuar prurjet.

Reshjet e shiut përmbytën qytetin e Durrësit.

Këto pamje tregojnë situatën e krijuar në pjesën më të madhe të rrugëve ku uji deri në nivelin e trotuarit e bëri të vështirë lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Lumenjtë Erzen e Ishëm kanë arritur pranë kuotave maksimale duke rrezikuar përmbytje, ndërsa në të gjithë qarkun ka zona me mungesë energjie!

Nga jugu në veri, në shumë rrugë kombëtare të vendit ka rrëshqitje të gurëve e dherave ndaj shoferët këshillohen të tregojnë kujdes.

Stuhia me erë të fortë e shi ka detyruar pezullimin e lundrimit për peshkarexhat dhe vonesa në tragetet e linjave me Italinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *