Bota

Negociatat për anëtarësim, mblidhet në Bruksel Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme

Mundësia e fundit për një vendimmarrje mbi procesin e zgjerimit për vitin 2021, janë dy takimet që do të zhvillohen sot në Bruksel kur mblidhet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme dhe më 16-17 dhjetor kur mblidhet Këshilli Evropian.

Në agjendën e takimit të sotëm një ndër çështjet që do të bisedohet është edhe zhvillimi i Konferencës së Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Lexo më shumë  Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin istikamet ruse – pamje nga vija e parë e frontit

Të dy këto takime të institucioneve të BE-së janë tepër të rëndësishme për vendimmarrjen mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë.

Bullgaria është shprehur se do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndërsa sa i përket Shqipërisë, Sofja ka shprehur dakordësinë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *