BallinaLajme

Negociatat/ Ministri gjerman për Evropën: Gjermania e angazhuar, por duhen plotësuar edhe disa kushte

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth tha se Gjermania po bën të gjitha përpjekjet për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por, shtoi ai, duhet të plotësohen edhe disa kushte.

“Ne (Gjermania) si drejtues të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, po bëjmë të gjitha që janë në mundësinë tonë që mundësisht sa më shpejt, të arrijmë unitet për organizimin e konferencave ndërqeveritare për anëtarësimin e Maqedonisë e Veriut, e pas plotësimit të pak kushteve të mbetura, edhe me Shqipërinë”, u shpreh të martën në Bruksel ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili merr pjesë në këshillimet përgatitore të samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Roth nënvizoi se çdo veprim tjetër, përveç çeljes së negociatave me këto dy vende, “do të ishte një gabim tepër i rëndë politik, që do të cënonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, e kjo do të cënonte në mënyrë masive edhe sigurinë në Evropë”.

“Këtë duhet ta dinë të gjithë”, citohet ai nga DW.

YouTube player