Bota

Në Zvicër miratohet përdorimi i kapsulës së parë për eutanazi

Kapsula e dedikuar për asistimin e “vetëvrasjes” ka marrë miratimin në Zvicër, e ideatori dhe prodhuesi i saj beson se do të duhej të ishte e gatshme për përdorim në këtë vend deri në vitin e ardhshëm.

Eutanazia është legale në Zvicër, kurse në vitin 2020 atë e kanë shfrytëzuar 1.300 njerëz, kështu të paktën tregojnë të dhënat e dy organizatave për “asistimin e vetëvrasjes”.

Njerëzit i jepnin fund jetës duke gëlltitur një lëng që i fut në komë të thellë para se të ndërrojnë jetë. Megjithatë mjeku Philip Nitschke, ka zhvilluar kapsulën Sarco të prodhuar me printerin 3D, që ofron një qasje ndryshe. Klientëve u garantohet një vdekje e qetë dhe shumë e shpejtë, pa përdorim të kimikaleve të ndryshme.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Kapsula realizon qëllimin e saj pasi që mbushet me azot, ku me shpejtësi të madhe zvogëlohet prezenca e oksigjenit, e personi që gjendet brenda saj vdes. Kapsula reagon në atë mënyrë duke shkaktuar çorientim, e personi mund të ndjejë një lloj euforie para se të humb vetëdijen.

Dr. Nitschke pretendon se vdekja ndodh pas 30 sekondave – pa pasur ndonjë moment paniku apo ndjenjën e ngufatjes. Gjithashtu, kjo kapsulë aktivizohet nga brendësia, kështu që personi mund vetë ta shtyp butonin sapo të jetë i gatshëm për vdekjen. Kapsula është mobile dhe mund të transportohet në çfarëdo lokacioni.

Lexo më shumë  Ndihma amerikane drejt Ukrainës, Blinken në Kiev: Armët do bëjnë diferencën

Prototipi i tretë i kapsulës Sarco aktualisht po prodhohet me ndihmën e printerit 3D në Holandë, dhe do të duhej të ishte e gatshme për përdorim në Zvicër deri në vitin 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *