Në zjarr me “demokracinë”
Nga Shqipërim Pula
Europianët e Ndërkombëtarët në Kosovë;
• Nëntor 2022 pakica Serbe u tërhoqën nga institucionet lokale në veri (europianët e ndërkombëtarët kërkuan të rishtyhen zgjedhjet!)
• Dhjetor 2022 u vendos të shtyhet procesi zgjedhor
• Prill 2023 mbahet e pranohet procesi zgjedhor (bojkotohet nga pakica serbe!)
• Maj 2023 çdo aktivitet kriminal ndaj kryetarëve të sapo zgjedhur në Komunat veriore, do të përballet me dënim të ashpër nga ShBA-ja (deklarim i J. H)
• Maj 2023 pakica Serbe nuk njeh rezultatin dhe paralajmëruan pengim të marrjes së detyrave e objekteve Komunale, nga ana e kryetarëve të sapo zgjedhur!
• Maj 2023 ShBA-ja dënon përpjekjet e Kosovës për t’i futur kryetarët në objektet Komunale në veri (deklarim i J. H)
• Qershor 2023 kryetarët të mos shkojnë në objektet Komunale por në objekte paralele (deklarim i europianëve e ndërkombëtarëve!?)
Europianët e Ndërkombëtarët në Shqipëri;
• Qershor 2019 procesi zgjedhor u mbajt dhe garoi një parti (opozita, PD e LSI i bojkotoi zgjedhjet)
Rezultatin zgjedhor prej 22% pjesëmarrje e pranuan europianët e ndërkombëtarët
• Europianët e ndërkombëtarët “kërcënuan” opozitën, nëse opozita, do t’a pengonte procedurën e marrjes së detyrës nga kryetarët e sapo zgjedhur!
• Kryetarët e dalur nga zgjedhjet lokale morrën detyrën dhe Bashkitë.
Europianët e Ndërkombëtarët i pranuan si ligjore, legjitime dhe demokratike!? dhe e pranuan si të mirëqenë bojkotin e opozitës.
Rroftë Demokracia
JO, demokracisë sipas rrethanave e interesave, POR, sipas parimeve Universale.
Rruga Press