Bota

Në vetëm dy ditë Britania e Madhe mbledh 85 milionë paund ndihmë për Ukrainën

Më shumë se 85 milionë paund janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar për të ofruar ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) – i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam – falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar që kur apeli  nisi të enjten, 3 mars.

Komiteti tha se “dhurime bujare” janë bërë tashmë nga Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra anëtarë të publikut.

Lexo më shumë  Avancon Ukraina, sulmon me dronë luftarak Krimenë

Totali i fundit përfshin 25 milion £ nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan BBC.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për “muaj dhe vite”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *