Shëndetësi

Në vendet e BE-së u infektuan me Covid deri në 80% e popullsisë

Komisioni Evropian deklaroi se 60-80% e popullsisë në vendet e BE-së u infektua me Covid-19, teksa unoni ndodhet në një fazë ku situata epidemiologjike paraqitet më e qetë.

“Vlerësohet se midis 60% dhe 80% e popullsisë së BE-së ka pasur deri tani COVID,” tha komisionerja e shëndetësisë e BE Stella Kyriakides në një konferencë për shtyp.

Sipas organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian, qeveritë e vendeve anëtare duhet të rrisin imunizimin e fëmijëve kundër COVID-19, teksa po shqyrtohen planet për të zhvilluar antiviralë, shkruan Reuters.

Agjencia e shëndetit publik të BE-së tha se rastet e raportuara kishin mbuluar rreth 30% të popullsisë evropiane deri më tani, por nëse shtohen rastet e paraportuara, mund të arrijnë deri në 350 milionë, që përbën rreth 77% të popullsisë evropiane.

Kyriakides tha se BE-ja nuk do të kryeje testime dhe raportime masive të rasteve, për shkak të uljes së numrit të viktimave dhe të të infektuarve si pasojë e Covid-19.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *