KryesoreLajme

Në vend të lajmeve të fushatës/ Një grua në Shqipëri po vdes nga mungesa e ilaçeve

Në mes të fushatës, kur premtimet për spitale si në Gjermani, rroga më të mira dhe barna falas mbushin çdo ekran, një pensioniste nga Patosi i ka shkruar një mesazh gazetarit Osman Stafa, jo për të lavdëruar ndonjë politikan, por për t’i thënë: “Po vdes. Nuk kam ilaç.”

Lexo më shumë  ‘Është e pamundur të negociosh me këtë qeveri’/ Media franceze: Nuk ndalen protestat kundër Ramës

Gruaja, Matiane Hajro nga Patosi vuan nga diabeti, ceroza dhe kanceri që i ka prekur organet jetësore. Por nuk ka para për ilaçin. Dhe shteti? Shteti që shpërndan miliona në tendera sekretë dhe promovon ministra dhe ish-ministra të korruptuar, nuk ofron as rimbursim, as përgjigje.

Gruaja thotë se ka trokitur në dyert e Fondit të Rimbursimit, por aty nuk i kanë dhënë asnjë shpresë se do të gjejë ilaçin e kërkuar.

Lexo më shumë  Mbijetesë në dyert e postës shqiptare: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Rruga Press

YouTube player