KryesoreLajme

Në Tiranë mbahet Samiti për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së mblidhen sot në Tiranë për Samitin për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.

Në këtë samit nga Kosova merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Plani i Rritjes, që mbulon periudhën 2024-2027, përmban një paketë prej 6 miliardë eurosh, e miratuar nga BE-ja në fund të vitit 2023, për të përkrahur përafrimin e ekonomive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet evropiane.

Lexo më shumë  Detaje te reja nga hetimet e SPAK për organizatën e Shpëtim Aliut, si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Për të përfituar nga këto fonde, vendet duhet t’i përfundojnë reformat e kërkuara nga BE-ja, që përfshijnë sektorin privat, tranzicionin e gjelbër dhe digjitalizimin.

Nga kjo paketë, Kosova mund të përfitojë mbi 880 milionë euro, prej të cilave mbi 250 milionë si grant pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formë kredie me kushte të favorshme.

Kosova ishte ndër të parat që miratoi agjendën e reformave, por fondet mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve që ta ratifikojnë marrëveshjen formale me BE-në.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias: Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur nga zyrtarët e lartë
YouTube player