KryesoreLajme

Në Speciale u përmend emri i Zoran Stijoviq, deputetët e VV-së përmendin lidhjet e tij me Baton Haxhiun

Në Gjykatën Speciale dëshminë e tij e ka vazhduar Bislim Zyrapi, shefi i shtabit të UÇK-së, ndërsa është përmendur edhe Zoran Stijoviq, ish-punonjës i UDB-së së Serbisë.

Për këtë kanë reaguar dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Enver Dugolli, ndërsa kanë kujtuar  lidhjet që Baton Haxhiu i kishte me Zoran Stijoviq.

Ata ju kanë referuar deklarimit të Haxhiut i cili në gjykimin ndaj Millosheviqit kishte thënë se ka takuar Stijoviq.

“Sot, në Gjykatën Speciale për dëshmi ishte Bislim Zyrapi, shefi i shtabit të UÇK-së. Nga njëri prej avokatëve mbrojtës z. Zyrapi u pyet për një punonjës të UDB-së me emrin Zoran Stijoviq, i cili dikur kishte dhënë dëshmi si punonjës i UDB-së për spiunët e vet në Kosovë. Në anën tjetër, Baton Haxhiu në gjykimin ndaj Millosheviqit kishte deklaruar se ka folur dhe e ka takuar këtë Zoran Stijoviqin, madje sipas deklaratës së tij shihet që ky takim kishte ndodhur pas bisedës informative të tij me 2 tetor 1997. P.s. Zoran Stijoviq ka qenë në atë kohë Drejtor Analitik i Operacioneve të UDB-së në Kosovë”, ka shkruar Zyba.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Për këtë ka reaguar edhe Enver Dugolli. Ai ka përmendur rastin kur Haxhiu ishte pyetur nga gjykatësi se si ishte shëndrruar në ndërmjetësues mes palës serbe dhe shqiptare.

“Sot, në Gjykatën Speciale u përmend nga avokati mbrojtës dëshmia e Zoran Stijoviqit për spiunët e Serbisë në Kosovë. Transkripti më poshtë është pjesë nga dëshmia e Baton Haxhiut në Hagë. Aty Baton Haxhiu tregon që pas bisedës informative me 2 tetor 1997 kishte folur dhe takuar Stijoviqin, madje Gjyaktësi e pyet edhe për çështjen se si Haxhiu ishte shndërruar në ndërmjetësues mes palës serbe dhe shqiptare në një moment. Të tillët ende na mbajnë ‘ders’ nëpër studio televizive e na fshihen prapa portaleve”, ka shkruar Dugolli.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Rruga Press

YouTube player