Lajme

Ministrja Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadoren e Holandës

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka pritur të premten në një takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Siç ka njoftuar MPJD-ja, ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadoren për rolin e saj si ambasadore në Kosovë, për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve jo të lehta për sigurinë në Kosovë dhe rajon si dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në misionin e ri.

Lexo më shumë  Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Haxhiu kërkon më shumë mbështetje për shqipen në epokën digjitale

Gjatë këtij takimi, Gërvalla dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe rreth progresit të arritur viteve të fundit nga Republika e Kosovës në zhvillimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, si dhe në politikën e jashtme, proceset integruese si dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale me shtete të ndryshme.

Ministrja Gërvalla e vlerësoi lart kontributin e ambasadores në fuqizimin e marrëdhënieve të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës si dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes.

Lexo më shumë  Hetimet e SPAK-ut ulin në qershor çmimet e apartamenteve në Tiranë, frenohet paraja informale

Rruga Press

YouTube player