Bota

Në solidaritet me Ukrainës, pas Bullgarisë edhe vendet baltike dëbojnë 10 diplomatë rusë

Ministria e Jashtme e Estonisë tha në një deklaratë se kishte dëbuar diplomatët sepse ata minuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive sigurinë estoneze dhe kryen propagandë që justifikonte veprimin ushtarak të Rusisë.

Letonia, Estonia dhe Lituania kanë dëbuar gjithsej dhjetë diplomatë rusë, njoftuan të premten ministritë e jashtme të tre shteteve baltike.

Letonia ka dëbuar katër diplomatë në një lëvizje të koordinuar në lidhje me aktivitete të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik në lidhje me pushtimin e vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë ,”- shkroi ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkiewicz në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Sfiduesi i Orbanit në Hungari mobilizon mijëra vetë në demonstrata

Ministria e Jashtme e Estonisë tha në një deklaratë se kishte dëbuar diplomatët sepse ata minuan drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive sigurinë estoneze dhe kryen propagandë që justifikonte veprimin ushtarak të Rusisë. Lituania tha se dëbimet u kryen ” në solidaritet me Ukrainën”.

Më herët, Bullgaria njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve të tjerë rusë nga territori i saj, ndërsa ambasada ruse në Sofje tha se vendimi i Bullgarisë për të dëbuar 10 diplomatë rusë ishte “një hap tjetër agresiv” ndaj të cilit Moska do të përgjigjej në përputhje me rrethanat.

Lexo më shumë  Rusët u dërguan në bazën ajrore të Nigerit të pushtuar nga trupat amerikane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *