Lajme

“Në shtëpinë e tij po mbahet zi”/ Cilat janë tri bandat që mund të jenë bërë bashkë për të eliminuar Vis Martinajn

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrasës me pagesë, për të kryer eliminimin e tij.

“Dyshimet e policisë janë që 3 grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë-Krujës , të kenë paguar vrasës me pagesë dhe të kenë investuar tek ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët. Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij sulmi. Në familjen e tij po mbahet zi, deri diku”, u shpreh Ferhati në Euronews Albania.

“Si pasojë e kësaj ngjarje që pretendohet, pra rrëmbimi dhe eliminimi fizik, persona të tjerë kanë festuar apo hapur shampanjën në Dubai”, tha ai më tej.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se jeta e Ervis Martinajt ka qenë mes biznesit dhe botës së krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove.

“Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, u shpreh gazetari.

Ai tregoi edhe detaje nga hetimet e prokurorisë, ku u shpreh se pista kryesore është rrëmbimi dhe më pas torturimi i tij nga armiqtë.

“Ervis Martinaj nuk kishte frikë as Policinë, as prokurorinë. Kishte frikë vetëm armiqtë, merrte masa dhe filluan t’ia eliminojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha gazetari.

Të premten, në mediat online u raportua se “Ervis Martinaj vrarë dhe trupi i tij është ndarë në gjashtë pjesë”.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Sipas portalit Albanian Post që drejtohet nga Baton Haxhiu “trupi i Martinajt është parë së bashku me atë të një miku të tij, i copëtuar në gjashtë pjesë.“

Në detaje paraprake, mendohet se ai është nxjerrë nga një person i afërt nga banesa (fortesa) e tij, i cili e ka çuar drejt grupeve rivale”, shkruan portali në fjalë.

Pas interesimit zyrtarisht pranë Policisë së Shtetit, uniformat blu nuk konfirmojnë as vdekjen e Martinajt dhe as detajet për mënyrën e ekzekutimit.

Por një burim i mirëinformuar në uniformat blu tha në kushte anonimati për Vox News se informacionet pranë agjentëve të policisë janë se Martinaj është vrarë, por nuk dihet asnjë detaj tjetër, as për vendndodhjen e trupit dhe as për mënyrën se si mund të jetë ekzekutuar.

Policia pas denoncimit që kanë bërë familjarët e Martinajt për zhdukjen e këtij të fundit janë duke punuar intesivisht për gjetjen e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *