Lajme

Në Shqipëri zbulohet spiranca mbi 1500-vjeçare

Një spirancë e një anijeje të tonazhit të rëndë është gjetur në shtratin e lumit Mat në Skuraj të Kurbinit.

Spiranca është vënë re nga një i ri në muajin gusht, teksa po lahej në lumë me miqtë e tij.

Sipas Ded Margjonit, specialist i trashëgimisë kulturore, e veçanta e kësaj spirance është zinxhiri i saj rreth 6.6 metra e gjatë, që tregon së është përdorur nga anije e tonazhit të rëndë. Zinxhirët janë të ngjitur me nxehje dhe ky zbulim konsiderohet i rëndësishëm.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kjo spirancë sipas specialistit të Trashëgimisë Kulturore në Lezhë, Ded Margjoni, mendohet se i përket shekullit të 5 ose 6 në periudhën kur lumi Mat ishte i lundrueshëm.

Kjo nuk është hera e parë që gjenden objekte të tilla pranë këtij lumi, ku njëra prej tyre tashmë ndodhet në muzeun historik të Lezhës. /tch

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *