Lajme

Asambleisti në Komunën e Prizrenit: Shërbyesit civilë nuk po i nënshtrohen presionit të kryetarit të Prizrenit dhe mafias së ndërtimit

Anëtari i Asamblesë Komunale në Prizren nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Selman Sokoli, në përmes një statusi në facebook dhe paraqetjes së dokumenteve përkatëse u shpreh se që prej 14 shkurtit të vitit 2021 shërbyesit civilë janë më të vendosur në kryerjen e punës së tyre, pavarësisht nga presionet që mund t’iu vijnë atyre nga ana e mafias së ndërtimit.

Z. Sokoli foli për rastin e shërbyeses civile me inicialet Xh.GJ., duke u shprehur se ajo ka patur presion nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, shefi i tij i kabinetit dhe nga një person i afërt me aplikuesin për leje ndërtimi. Pavarësisht kësaj, sipas asambleistit në Prizren, shërbyesja civile veproi sipas ligjit, duke mos u ndikuar nga presioni dhe shantazhi.

Lexo më shumë  Musliu: Shumica e mediave serbe kontrollohen nga Beogradi, pavarësisht se ku veprojnë

Ndër të tjera, z. Sokoli bëri thirrje që organet përkatëse duhet të vendosen në mbrojtje të zyrtarëve të tillë komunalë.

Postimi i plotë:

Inkurajues fakti që edhe shërbyesit civilë pas 14 shkurtit 2021 janë më të vendosur në punën e tyre, pavarësisht që janë gjithmonë nën presion të mafias së ndërtimit.

Rasti konkret është shërbyesja civile në DUPH Prizren, zonja Xh.Gj, e cila edhe pse kishte presion për të vepruar kundërligjshëm nga kryetari i komunës nga radhët e PDK-së dhe shefi i tij i kabinetit, familjari i të cilit ka aplikuar për leje ndërtimore , nuk iu ka nënshtruar presionit dhe shantazhit dhe ka vepruar në bazë të ligjit.

Nga përgjigja që kemi marrë nga DUPH, Komuna e Prizrenit, konstatojmë që investitori “Albanica Residence” ende nuk ka leje ndërtimore, të paktën deri para disa ditësh, por ai tashmë ka filluar disa punime në parcelën në fjalë.

Ftojmë organet përgjegjëse që t’i vihen në mbrojtje zyrtarëve komunal të cilët janë në presion të madh dhe gjithashtu ua bëjmë me dije pushtetarëve të PDK-së, që do të ndjekim të gjitha mjetet ligjore në dispozicion, nëse vazhdojnë me kërcënime e shantazhe dhe fillojnë punimet kundërligjshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *