Ulet lehtë nafta në Shqipëri, kurse benzina shënon rritje
Çmimi i hidrokarbureve në Shqipëri ka ndryshuar sërish. Nga një vëzhgim në pikat e karburantit vërehet se nafta sot shitet me 231 lekë për litër. Benzina shitet me 212 lekë/ litër, kurse gazi shitet me 115 lekë/litri.
Kjo ulje e çmimit të karburantit vjen pas rënies edhe në bursën ndërkombëtare, pasi këtë të premte 1 fuçi naftë luhatet në vlerën 102-103 dollarë.
Lexo më shumë Shifrat alarmante/ Pensionistët në Shqipëri në gjendje të mjeruar, të fundit në Evropë
Ndërkohë, pak ditë më parë çmimi për fuçi arriti deri në 120 dollarë, në datat 24 dhe 25 mars.
Rruga Press

