Lajme

Në Shqipëri blegtorët dalin në protestë, kërkojnë plotësimin e kërkesave

Blegtorët e jugut këtë herë janë mbledhur në Urën e Gajdarit, në Sarandë për të ripërsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë së Bujqësisë.

“Ne jeni një përfaqësi e blegtoreve te jugut nga Delvina, Konispoli, jemi mbledhur këtu për të njëjtat probleme qe i jemi drejtuar dhe ministres, kërkojmë që subvecionet tona të barazohen me vendet e rajonit, ne jemi të penalizuar nga prodhimet maqedonase, serbe, ne kërkojmë barazi me ato vende përderisa kanë firmosur marrëveshje, kërkojmë që mishi jone të ketë etiketën prodhuar ne Shqipëri dhe mishi që vjen nga ato vende te ketë etiketën e origjinës, dhe nuk mund te barazohen sepse ne e kemi blegtorinë ne natyrë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Produktet e importuara nga Serbia apo vende te tjera të rajonit, pa vulën e origjinës që shiten me çmim më të ulët se sa produkti vendas, sipas tyre po shkatërron blegtorinë.

“Unë kam 3 djem të cilët merren me blegtori, por nëse shteti shqiptar ka vendosur ta shuaj blegtorinë, te tre djemtë e mi do te ikim ne gjermani, dhe ky shtet do ngelet me moshën e thyer. Kërkojmë që produkti i jashtëm te hyjë me etiketën e tij dhe jo te shitet për mish vendi, te vij e të shitet me etiketë dhe ta vendosi populli a do ta konsumojë. Numri i krerëve ka rënë sepse nuk kemi subvecion.”

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Kjo është hera e 7 brenda pak javëve që blegtorët në jug, po insistojnë në kërkesat e tyre, edhe pse  pohojnë se u është kërkuar përmes presioneve ti ndërpresin ato.

“Po kanë kërkuar, kanë thënë pse dili, pse thoni…

“Ne jemi te rrënuar ekonomikisht, ne jemi drejt shkatërrimit”

Në rast mos plotësimi të kërkesave të tyre blegtorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat.

Rruga Press

YouTube player