Lajme

Në Serbi u ndalua transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin për Kosovën në OKB

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të enjten është diskutuar për Kosovën me kërkesën e Serbisë pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.

Diskutimi është transmetuar drejtpërdrejt, ndërkohë që Kosovën e ka përfaqësuar kryeministri Albin Kurti e Serbinë presidenti i saj.

Megjithatë, në Serbi transmetimi nuk ka vazhduar drejtpërdrejt edhe kur fjalën e ka marrë kryeministri Kurti. Në televizionin shtetëror të Serbisë transmetimi është ndërprerë sapo fjalën është dashur ta marrë Kurti.

Lexo më shumë  Hapet sot Muzeu i Fëmijëve të Luftës

Kryeministri Kurti e ka kualifikuar gënjeshtër çdo pretendim të presidentit të Serbisë të shprehur në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se nëpërmjet vendimit të fundit të BQK-së që e përcakton euron si valutën e vetme për pagesa, Kosova është duke kryer spastrim të serbëve.

Në fjalimin e mbajtur para KS të OKB-së Kurti ka theksuar se pretendimet përbëjnë propagandë të rrejshme dhe nxitje të tensioneve.

Lexo më shumë  Kurti në Obiliq: Ashtu siç është shtëpia për familjen, është edhe shteti për popullin

Rruga Press

YouTube player