KryesoreLajme

Kurti: Në Mal të Zi, serbët nuk e urrejnë euron, është valutë pagese

 Kryeministri Albin Kurti në fjalën e fundit të tij në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka thënë se do të komunikojë dhe t’i informojë serbët e Kosovës gjatë ditëve në vijim lidhur me Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione në para të gatshme. Ai ka thënë se këtë do ta bëjë duke folur në gjuhën serbe që ata të kuptojnë më mirë dhe më qartë.

Kurti ka deklaruar se Kosova nuk do hakmerret ndaj serbëve. “Ne nuk do të hakmerremi. Dua drejtësi dhe drejtësi është drejtësi duke mos qenë hakmarrje. Në mënyrë që të kemi paqe, raporte normale, ata duhet të ndalen së fantazuari se ne po kërkojmë hakmarrje. Unë si kryeministër iu garantoj se nuk po kërkojmë hakmarrje”, ka thënë ai.

Kurti gjatë fjalimit në fund të kësaj seance ka thënë se është kritikuar për veprime të njëanshme ndonëse është kryeministër i një republike dhe i mbron interesat e saj.

“Do të bëj më shumë komunikim, më shumë informim për serbët në ditët vijuese përgjatë gjithë muajit. Do të flas në serbisht ashtu që të më kuptojnë ndoshta më mirë e më qartë. Sepse ne që kemi qenë nën okupimin e Serbisë e dimë gjuhën serbe, por ata nuk e kanë mësuar gjuhën tonë. Do të flas në serbisht, nuk kam asgjë kundër serbëve, kam miq serbë, kam ministër në Qeveri, partia ime me votë të fshehtë e ka votuar zëvendësavokatin e popullit serb. Një prej katër anëtarëve të bordit në Trepçë që është ndërmarrja më e madhe minerale, Dragisha Kërstoviq nga Leposaviqi, është serbe. Jam kritikuar për veprime të njëanshme, por unë jam kryeministër për shkak se Kosova është Republikë, po të mos ishte vendi im Republikë, unë nuk mund të bëhesha kryeministër, pra i mbroj interesat e një republike demokratike”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Kurti më tej ka thënë se po kërkon veprime të dyanshme, duke e ripërsëritur thirrjen e tij për Serbinë që të nënshkruajnë marrëveshje për të cilën janë dakorduar në Bruksel e më pas edhe për Aneksin e saj në Ohër, në mënyrë që të mos ketë shkelje të saj.

“Për veprime të dyanshme, në të kundërtën e njëanshme, të nënshkruajmë marrëveshjen, të cilën e kemi dakorduar si tekst. Kemi marrëveshje, por që të mos kemi shkelje të marrëveshjes, për ta respektuar dhe zbatuar atë plotësisht unë po them që të marrim një veprim bilateral që do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes, ashtu që të përmbahemi dhe t’i përkushtohemi me nënshkrime tekstit dhe frymës së marrëveshjes”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Arsimi në tkurrje të shpejtë në Shqipëri, bie numri i nxënësve dhe studentëve në 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Derisa ka folur për dinarin, Kurti ka thënë se kjo valutë nuk është e ndakuar në Kosovëm por euroja është i vetmi mjet pagese.

“Kemi dhënë aq shumë subvencione, ndihmë sociale, grante për arsim e shëndetësi për komunat me shumicë serbe, të gjithë i pranojmë dhe pa kurrfarë problemi. Nuk kemi asnjë rast që një qytetar serb i Kosovës ka thënë se nuk i pranojmë këto sepse janë në euro. Në vendin fqinj, në Mal të Zi, diku një çerek i popullsisë deklarohen si serbë, por që e kanë euron si valutë, serbët e rëndomtë nuk e urrejnë euron, është valutë pagese, mund të mbash para në çfarëdo lloj valute që dëshiron”, ka theksuar ai.

Rruga Press

YouTube player