“Në Serbi ai që dogji flamurin shqiptar s’u arrestua” Gjykata i liron me masën “detyrim paraqitje” të akuzuarit për djegien e flamujve serb
Dalin në gjykatë dy protestuesit që akuzohen se për djegien e flamujve serb në protestën e 20 dhjetorit 2021 para kryeministrisë do të hetohen në gjëndje të lirë.
Gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni e quajti të ligjshëm arrestimin por vendosi masën detyrim me paraqitje për të dy.
Astrit Cara dhe Besnik Balani të cilët u arrestuan një ditë më pas, 21 dhjetor, ishin prezentë në sallën e gjyqit ndërsa gjyqi u ndoq dhe nga deputetja Albana Vokshi.
Edhe prokuroria kërkoi masën e sigurisë detyrim me paraqitje.
Avokati Ledjo Nuraj tha se klientë te tij nuk kishin lidhje me veprën penale pasi nuk vërtetohej se ishin ata që kryen djegien e flamurit.
“Djegja e flamurit nuk është vepër penale por shprehje e mendimit. Shtetasit kanë qenë në një proteste të ligjshme. Në Serbi personi që ka djegur flamurin shqiptar nuk është arrestuar ndërsa ne këtu i arrestojmë” tha avokati në seancën e gjyqit duke kërkuar masë më të butë hetimi.
Ata u akuzuan per “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.
Më pas gjyqtari pranoi kërkesën e të dy palëve dhe caktoi masën detyrim me paraqitje për dy të rinjtë.
Rruga Press