Bota

Në Samitin e klimës arrihet marrëveshja/ Kompromis për çështjen e qymyrit

Grupet negociatore nga rreth 200 vende të botës, pjesëmarrëse në samitin e OKB-së për klimën, miratuan një marrëveshje të re pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga India për të zbutur gjuhën lidhur me energjinë e prodhuar nga qymyri.

Disa vende, përfshirë shtetet e vogla ishullore, thanë se ishin thellësisht të zhgënjyera nga kjo lëvizje për të ndryshuar formulimin: nga “heqje dorë” në “dhënie fund gradualisht”, të energjisë së prodhuar nga qymyri, burimi i vetëm më i madh i dioksidit të karbonit, përgjegjës për krijimin e efektit serrë.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Disa vende u shprehën kritike ndaj këtij formulimi, por thanë se ishte diçka që duhej ta pranonin me synimin për t’i dhënë fund dy javëve bisedime të OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë.

Sipas negociatorëve më e rëndësishmja është që marrëveshja ruan, megjithëse me vështirësi, objektivat kryesore për të kufizuar ngrohjen në 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit) në nivelet që ishte në periudhën para-industriale. 

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Përpara bisedimeve në Glasgou të Skocisë, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit. Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *