Lajme

Në samit për foto e ushqim/ Rama nuk plotëson kushtin kryesor të NATO-s

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në samitin e NATO-s, me qëllimin e vetëm për të bërë ndonjë foto apo për të konsumuar ndonjë ushqim fin.

Këto qëllime mund të lexohen qartë nga mediat pranë tij, që janë mbushur me lajme për menynë e darkës së samitit me ushqime deti ku përfshihen 13 meze dhe levreku me ‘qumësht tigri’.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Po ashtu mediat kanë publikuar disa frame, ku Edi Rama duket se tenton t’i thotë diçka presidentit amerikan, Joe Biden.

Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të shkonte sërish kokulur në samitin e NATO-s pasi nuk ka plotësuar kërkesën e parë dhe kryesore të kësaj organizate: shpenzimin e 2 përqind të GDP për mbrojtjen.

Sipas të dhënave që ka publikuar vetë NATO para samitit, Shqipëria shpenzon rreth 1.62 përqind të GDP-së për mbrojtjen. Edhe pse kjo është një rritje e lehtë në krahasim me vitin 2014, sërish mbetet nën minimumin e kërkuar nga NATO.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Greqia është e para në vitin 2022 për këto shpenzime, pasura nga SHBA, Polonia, Lituania, Estonia dhe Britania e Madhe./© SYRI.net

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *