Lajme

Në punë 1/3 e gjyqtarëve, Gjykata e Elbasanit thuajse e paralizuar

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ky slogan, duket se po gjen zbatim tashmë në gjykatat e vendit dhe njëra prej tyre është edhe Gjykata e Elbasanit, një ndër më të mëdhatë në vend.

Dhe këtë fakt nuk është e vështirë ta konfirmosh me qytetarin më të parë që takon pranë dyerve të gjykatës.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja, Kosova do t'i shesë Maqedonisë së V. qymyr në vlerë 25 milionë euro në vit

Ndërsa ata që e ndjejnë më shumë mungesën e gjyqtarëve në Gjykatën e Elbasanit janë avokatët, të cilët ndeshen çdo ditë me ankesat e qytetarëve dhe vonesat në proceset gjyqësore. Për nënkryetarin e Dhomës së Avokatisë së Elbasanit, gjykata e këtij rrethi është thuajse e paralizuar.

Dhe kjo situatë nuk pritet të përmirësohet në muajt në vazhdim, pasi procesi i vetingut po largon nga sistemi më shumë gjyqtarë se sa po vijnë nga shkolla e magjistraturës. /a2/

Lexo më shumë  Deputeti ukrainas kritikon Zelenskyn: Ukraina duhet ta njohë Kosovën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *