KryesoreLajme

Në pritje të Kushtetueses, Zhupa: Me ligjin e zonave të mbrojtura, praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura në Shqipëri

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi dje ligjin për zonat e mbrojtura, të kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Deputetja Ina Zhupa paralajmëroi se ligji i hap rrugë ndërtimit në territore të mbrojtura, duke rrezikuar natyrën dhe trashëgiminë.

Nga ana e saj, Qeveria mbron ligjin si pjesë e përafrimit me BE-në, ndërsa vendimi pritet para gushtit.

Lidhur me pritshmëritë e këtij vendimi, vetë protagonistja e këtij procesi, Ina Zhupa në një intervistë për “Ora Neës” tha se arsyeja se pse ky ligj u dërgua në Gjykatën Kushtetuese është shumë e thjeshtë, sepse vetë ligji është anti-kushtetues.

Lexo më shumë  Australia dërgon 49 tanke Abrams në Ukrainë: Mbështetje e fuqishme kundër agresionit rus

“Ligji shkel Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në disa nene të saj, por të mos e bërë diskutimin juridik, me ligjin e zonave të mbrojtura praktikisht nuk ka më zona të mbrojtura.

Pra, ky draft i heq ccdo lloj mbrojtjeje zonave të mbrojtura.

Ndaj është i rëndësishëm ky proces në Kushtteuese, pasi ndryshe Shqipëria nuk i garanton qytetarëve të saj një mjedis të shëndetshëm, një ekosistem të mbrojtur dhe nuk garanton një shëndet të mirë për qytetarët e saj, siç parashikon Kushtetuta në nenet 56 dhe 59 të saj.

Dhe me këtë ligj mund të krijohen ato pikat e vogla që thotë Mirela Kumbaro në hartën e zonave të mbrojtura duke ngritur një kompleks, një resport, apo ccfarë të duan ata të bëjnë në zonat e mbrojtura”, u shpreh ndër të tjera ligjvënësja demokrate Ina Zhupa. /oranews/

Lexo më shumë  Çfarë mund të bëjnë raketat Tomahawk për Ukrainën
YouTube player