Bota

Në prag të aplikimit të pritur për anëtarësim në NATO, Johnson nesër do të vizitojë Suedinë dhe Finlandën

Kryeministri britanik Boris Johnson do të udhëtojë nesër në Suedi dhe Finlandë, ka njoftuar një zëdhënës i tij.

Vizitat e papritura kanë të ngjarë të lidhen me situatën e politikës së sigurisë pas pushtimit rus të Ukrainës në fund të shkurtit, dhe në veçanti mundësinë që dy vendet nordike të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n, ndërsa të dy vendet hyjnë në një javë vendimtare në procesin e vendimmarrjes.

Lexo më shumë  Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin një vendim nëse do të aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n këtë muaj.

Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace tha javën e kaluar se do të ishte “e paimagjinueshme” që Britania të mos mbronte Finlandën dhe Suedinë në rast të një sulmi ndaj këtyre vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *