Lajme

Harmonizimi i ligjeve me BE-në përmes Inteligjencës Artificiale, ende në pikëpyetje plani i Shqipërisë

Pretendimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama se qeveria mund të harmonizojë me shpejtësi ligjet e vendit me ato të BE-së duke përdorur Chat GPT – duke shmangur kostot që vijnë nga përkthimet dhe avokatët – ka tërhequr një përgjigje skeptike nga disa ekspertë

BIRN i dërgoi një kërkesë Zyrës së Kryeministrit duke pyetur se si do të zbatohej nisma kur aktualisht nuk ka ligje që rregullojnë përdorimin e AI në vend dhe as nuk ka një strategji kombëtare për të.

Ai u përgjigj se ata do të përdorin një “model që është i rregulluar ndërkombëtarisht” dhe se kanë rishikuar masat në lidhje me përdorimin etik dhe të përgjegjshëm të AI.

“Së pari, modeli konsumon vetëm të dhëna publike për të kryer marrjen e informacionit të nevojshëm”, tha ai për BIRN. “Së dyti, për sa i përket llogaridhënies, ne theksojmë se modeli është një mjet ndihme për ekspertët, asnjëherë një zëvendësues, duke rritur produktivitetin dhe efikasitetin e tyre”, shtoi ai.

Por disa dyshojnë se përdorimi i planifikuar i AI do të arrijë shumë.

Medlir Mema, Drejtues i Programit për Inteligjencën Artificiale dhe Qeverisje Globale në Institutin e Qeverisjes Globale në Bruksel dhe profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, tha për BIRN se, “për sa i përket legjislacionit apo strategjisë kombëtare, është e qartë se në Shqipëri nuk ka një gjë të tillë”.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

“Për sa i përket të dhënave, është e pamundur që OpenAI të bëjë punën e tij pa pasur akses në të dhënat shtetërore, përfshirë ligjet në fuqi në Shqipëri, si dhe ato për individët. Kur bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale, është e vështirë t’i ndash ato nga një proces kaq i ndërlikuar si plotësimi i kapitujve për anëtarësimin në BE”, tha Mema për BIRN.

“Në fund, argumenti për moszëvendësimin e njerëzve bie ndesh me fjalimin e kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, ku ai e nënvizoi konkretisht këtë argument. E vërteta është se kapitujt nuk përfundohen dot pa mbikëqyrjen njerëzore”, përfundoi ai.

Një tjetër eksperte, Ornela Sollaku, nga Departamenti i Studimeve Ballkanike, Sllave dhe Orientale, UOM, tha për BIRN se një faktor i rëndësishëm që duhet marrë në konsideratë në këtë rast është boshllëku ligjor.

“Ky boshllëk ligjor mund të çojë në pasiguri mes qytetarëve dhe zyrtarëve të BE-së në lidhje me efektivitetin e tij. Përdorimi pa dallim i AI ngre shqetësime etike në lidhje me privatësinë, transparencën dhe potencialin për pasoja të padëshiruara”, tha Sollaku për BIRN.

Ajo theksoi se ekspertiza njerëzore mbetet kyçe në proces. “Një mbështetje e tepërt në sistemet e AI mund të nxisë një ndjenjë të rreme sigurie. Ekspertiza dhe mbikëqyrja njerëzore mbeten thelbësore për të vërtetuar dhe interpretuar rezultatet e algoritmeve të AI”, tha ajo.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

Kur Rama prezantoi nismën në fillim të dhjetorit, ai tha se pas një bisede me Mira Muratin – e cila është me origjinë shqiptare dhe punon në OpenAI dhe ka udhëhequr punën e kompanisë në ChatGPT – ai kuptoi se platforma mund të përdoret për të harmonizuar ligjet e vendit me ato të BE-së.

“E pyeta a është e mundur që në vend që të rekrutojmë një armatë me përkthyes dhe një batalion me juriste dhe të shpenzojmë nuk e di sesa dhjetëra miliona euro për të bërë gati në shqip malin me masat ligjore të BE-së, ta bëjmë këtë përmes ChatGPT”, tha Rama. “Kështu nisi puna me Mirën dhe një ekip të përbashkët që krijuam me AKSHI dhe ekspertët e tij”, shtoi ai./BIRN

YouTube player