KryesoreLajme

Në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara – Qeveria vendos për blerjen e katër objekteve për ambasada

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka thënë se miratimi i këtij vendimi do t’i hapë rrugë fillimit të procedurave të blerjes, siç parashihet me legjislacionin në fuqi.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“MPJD propozon shqyrtimin për marrjen e vendimit për blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike të Kosovës në Paris, Romë, Otavë dhe Ankara. Miratimi i këtij vendimi do t’i hapte rrugë blerjes së këtyre objekteve”, ka thënë Ahmeti.

YouTube player