Lajme

Në panik nga çmimet, pensionistët në Vlorë shprehen se çmimet janë të larta dhe të papërballueshme

Rritja e çmimit të naftës ka sjellë rritje të çmimeve në tregjet e fruta-perimeve. Për qytetarët çmimet janë të larta dhe të papërballueshme

“E përgjithshmja nuk i marrin dot, shumë keq. Jo qe ne jemi pensionistë, po mos të na vij një e ardhur që andej mbetemi në shtëpi. Prandaj qeveria të çojë dorë sidomos për ne pensionistët, pensioni 100 mijë lekë është tallje”, thotë një pensionist.

Tregtarët shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar, por fuqia blerëse mungon. Ka nga ata që thonë se këto ditë s’kanë mundur të shkojnë për furnizim për shkak të rritjes së çmimit të naftës e kështu shesin çfarë ju ka mbetur nga furnizimet e mëparshme. Jashtë kamerave tregtarët pranojnë se çmimet e rritura të disa produkteve nuk i pasqyrojnë për të mos trembur klientët.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Situata paraqitet më e vështirë në produktet ushqimore të shportës ku çmimet janë rritur me 20 deri 50 për qind, tha për Euronews Albania administratori i një prej marketeve ushqimore të qytetit.

“Makarona, oriz, sheqer, vaji është rritur shumë mbi 20-25 për qind, gjithë problemi është nafta. Ka rënie shumë, nëse më parë blinte tre pako makarona, tani mezi blen 2. Ka rënie në të gjitha drejtimet, që te bulmeti. Bulmeti është rritur shumë me gati 30%; gjalpi nëse blihej me 70 lekë sot blihet me 120 lekë pakua. Po vazhdoi kjo gjendje, s’e dimë, detyrimisht kemi shkurtuar personelin dhe nuk e dimë si do shkojë”, thotë ai.

Lexo më shumë  Haxhiu: Zbatohen 55 % e aktiviteteve të strategjisë për sundim të ligjit

Për qytetarët, sidomos ata pensionistë, situata sa po vjen e përkeqësohet.

E teksa rrogat dhe pensionet vijojnë të mbeten të pandryshuara, rritja e çmimeve të produkteve ushqimore penalizon qytetarët vlonjatë  të cilët zgjidhjen e kësaj krize e presin vetëm nga shteti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *