Lajme

Në një fshat të Maqedonisë së Veriut u votua në stallën e gomerëve

Rreth 90 persona të regjistruar në listën e zgjedhësve, nga një fshat maqedonas të Delçevës, Nov Istevnik, në zgjedhjet e ditës së diel kanë votuar në një vend të pazakontë – në një fermë private të gomerëve, raportoi media Kanal 5.

Deri në vitin 1985 ndërtesa ishte shkollë , por për shkak se nuk ka patur mjaftueshëm nxënës tanimë është një ndërtesë private e përdorur si vendvotim për zgjedhjet, pa patur qendra të tjera votimi në dispozocion.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci shpjegon se çfarë përfiton Kosova me vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare së NATO-s

Në këtë fshat ka rreth 120 shtëpi dhe votimi u zhvillua para ndërtesës.

Deri në orën 13:00 të pasdites në këtë vendvotim kishte mbi 30 përqind të pjesëmarrjes. Zgjedhjet janë mbajtur edhe më parë në këtë qendër votimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *